Vojvodina mbushet me posterë “Putin go home”

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Në shumicën e qyteteve të Serbisë qytetarët janë “ngritur në këmbë” për ta pritur presidentin rus Vladimir Putin, duke vendosur transparentë me mbishkrime “Mirë se vini”.

Megjithatë e njëjta nuk është duke ndodhur në Vojvodinë, ku në vende të ndryshme si në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Baçka Petrovc, Vrbas, Beqej, Novi Beçej e Kovaçicë janë vendosur posterë në të cilët shkruan “Putin go home”, transmeton Telegrafi.





Organizata “Vojvodina e Re” në fund të nëntorit kishte vënë transparentë në sheshin e Novi Sadit me mbishkrimet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”.

E gjitha kjo kishte ndodhur vetëm një ditë pasi që presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte zbuluar shtatoren e Petar Karaxhorxheviq, me rastin e ditës kur Vojvodina 100 vite më parë iu bashkua Serbisë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kurse disa ditë më vonë në vende të ndryshme të Vojvodinës u shfaq transparentë në të cilët shkruante “Pas 100 viteve edhe Hong Kong tha mirupafshim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme