Votat me postë gati të gjitha për Shpend Ahmetin

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 13:33 | Nga

Në QNR janë duke u numëruar votat me kusht, postë, të personave me nevoja të veçanta për komunën e Prishtinës.

Në njërën tavolinë, votat me postë të gjitha kanë dalë pro kandidatit të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. Nga 44 vota të numëruara, të 44-tat kanë dalë për kandidatin e VV-së. Me këtë rast, del të jetë thelluar diferenca mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

Vota me postë gjithsjet janë 97 sosh. 89 vota janë për Shpend Ahmetin ndërsa vetëm 6 për Arban Abrashin.

Votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta ende nuk janë numëruar. Gjasat matematikore ende i lënë shpresë kandidatit të LDK-së pasi që kanë mbetur edhe 1621 vota të panumëruara.

Të ngjashme