Voton kandidati i PDK-së për kryetar për Komunën e Zveçanit, Ilir Peci

Prishtinë | 23 Pri 2023 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci, për  kryetar të Komunën e Zveçanit, është deklaruar pasi ka votuar  në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës.

“Edhe unë dola ta kryejë obligimin tim si të gjithë qytetarët. Shpresoj që çdo gjë të përfundojë me rregull për fillim po shkon çdo gjë në rregull ta shohim tash”, ka deklaruar Peci.

Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me Policinë e Kosovës  dhe me vëzhguesit nëpër qendrat e votim që sipas tij gjithçka është në rregull.

“Qytetarët shqiptarë presim që të dalin[të votojnë] ta shohimi”, ka përfunduar Peci duke mos pasur shpresa që serbët lokal mund të dalin të votojnë.

Të ngjashme