Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavë

Prishtinë | 24 Shk 2024 | 07:53 | Nga Ekonomia Online

Vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu kohëpaskohe pritet të ketë gjatë kësaj fundjave. Temperaturat do të shkojnë deri në 15C, sipas “Mendimi për motin”.

Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C.

“Vranësirat mbeten dominante edhe ditën e shtunë mbi vend, që kohë pas kohe shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit, por deri në mbrëmje mund të shtrihen edhe në pjesë tjera. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore 5-9m/s, nga Dukagjini edhe jugperëndimore me hove mbi 15m/s. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C.

Me vranësira parashihet moti edhe ditën diel, me mundësi për riga lokale shiu. Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme