Vrasja në Lipjan, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 11:18 | Nga

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e prokurorit që ndaj të dyshuarit Y.Z. të caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Imer Beka.

“Po, të premten i është caktuar paraburgimi nga gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për krime të rënda”, tha Beka.

Muhamet Osmani, 36-vjeçar, nga Mitrovica, dyshohet se u vra gabimisht nga shoku i tij. Gazeta Express nga burimet e saj ka kuptuar se i dyshuari për vrasjen është Ylber Zekolli. Ai është dorëzuar të premten në Polici.

Familajrët e të ndjerit ditë më parë thanë për Express se zbardhjen e këtij rasti, vrasjen e vëllait të tyre do t’ia lënë drejtësisë. Të dy, thanë shkurt se nuk i dinë shkaqet e kësaj vrasjeje, por dinë vetëm se ka pasur një përleshje, por nuk ishin të informuar kush me kë kishin mosmarrëveshje.

Policia për këtë rast konfirmon se vrasja ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje në mes të disa personave, por nuk japin detaje në mes të kujt ishin këto mosmarrëveshje.

Te shtëpia e Ylber Zekolli, policia dje kishte konfiskuar dy armë; një pushkë të tipit M48, e cila ishte me leje4 dhe revolen e cila dyshohet se është përdorur gjatë kësaj vrasjeje, e tipit TT.

Vrasja ka ndodhur në orën 03:05 në sallën e një restoranti që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin të Graçanicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme