Vrasje e rëndë në Podujevë: 30 vjeçari qëllohet me armë zjarri

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një kosovar i moshës 30 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e vonë të së enjtes në fshatin Surkish të Podujevës.

I njëjti sipas Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Për më shumë detaje ja kumtesa e plotë e Policisë së Kosovës:

”Fillimisht është raportuar për të shtëta me armë zjarri në fshatin Surkish. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

  • A. S , 30 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
  • E. S, 23 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme