Një femër në Vushtrri është plagosur pasditen e së martës në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke hipur në automjet dhe është goditur nga një predhë e armës. Deri më tani nuk raportohet për të dyshuar, ndërkaq viktima është duke u trajtuar në QKUK. “Vushtrri 13.07.2021-15:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është […]
Vrasje në tentativë në Vushtrri, plagoset një femër

Një femër në Vushtrri është plagosur pasditen e së martës në Vushtrri.
Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke hipur në automjet dhe është goditur nga një predhë e armës.
Deri më tani nuk raportohet për të dyshuar, ndërkaq viktima është duke u trajtuar në QKUK.
“Vushtrri 13.07.2021-15:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është duke u trajtuar në QKUK , pasi që e njëjta derisa ka qen duke hipur në një automjet, dyshohet se është goditur nga një predhë e armës. Nuk raportohet për të dyshuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

















