Vrau aksidentalisht shokun e tij, familja Osmani ia falë gjakun familjes Zekolli

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Sot në xhaminë e Prekazit është shtrirë dora e pajtimit mes familjeve Osmani dhe Zekolli. Konkretisht, familja Osmanit ka vendosur t’ia falë gjakun familjes Zekolli të cilët humbin birin e tyre.

Ngjarja tragjike dhe aksidentale ka ndodhur në vitin 2018 në Prishtinë. Ylber Zekolli kishte shkrepur revolen aksidentalisht ndaj shokut të tij tashmë të ndjerë Muhamet Osmanit.

Tri vite më pas, duke pasur parasysh rastin e paqëllimtë dhe shoqërinë mes dorasit dhe viktimës, familja Osmani me mirëkuptim të plotë ka vendosur të bëjë një akt madhështor – duke falur gjakun e birit të tyre.

Falja e gjakut u bë në xhaminë e Prekazit në praninë e anëtarëve të të dyja familjeve.

Ky akt burrëror nga familja e Osmani është edhe një sinjal pozitiv drejtë pajtimit edhe të ndonjë rasti tjetër që edhe më tej rëndon mbi disa familje shqiptare kudo qofshin ato.

Të ngjashme