Ata thanë se sulmuesit po ashtu morën të gjitha pajisjet e ushtarëve që kanë gjetur.
Zëdhënësi i policisë provinciale, Mohibullah Mohib tha se tre militantë po ashtu janë vrarë, ndërkaq katër të tjerë janë plagosur gjatë kësaj beteje.
Zëdhënësi i talibnaëve, Qari Yousof Ahmadi postoi një video në Twitter që tregonte, siç u shpreh ai, ushtarët e zënë peng.
Në muajt e fundit, talibanët kanë shpeshtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë afgane dhe ndërtesave qeveritare.