Vritet me armë zjarri një 22-vjeçar në Bresalc të Gjilanit

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 13:45 | Nga

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas zëdhënësit, Policia është informuar rreth orës 23:00 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjilanit se një person është sjellë pa shenja jete aty.

“Policia i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe është konfirmuar vdekja e viktimës nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Viktima është një 22 vjeçar. Menjëherë Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, tha Hashani për Kallxo.com.

Policia ende nuk i di motivet e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit është konfiskuar një veturë e të dyshuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme