Vritet me armë zjarri një 43 vjeçar

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Një 43 vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të mërkurë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult.

Burime paraprake të policisë thonë se 43-vjeçari me iniciale Gj.K është qëlluar në rrethana ende të paqarta, duke gjetur vdekjen.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme