Vuan nga tumori në këmbë, kërkohet ndihmë për shërimin e dy vjeçarjes Learta Ajeti

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Dy vjeçarja nga komuna e Vushtrrisë, Learta Ajeti ka nevojë për ndihmën e qytetarëve që të marrë trajtimin e duhur mjekësor jashtë vendit, pasi që e njëjta vuan nga sëmundja e tumorit në këmbë.

Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se fondacioni i tij ka marrë përsipër sigurimin e mjeteve financiare për dërgimin e Leartës për shërim në Turqi.

Tahiri në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se për shërimin e Leartes nevojiten 95 mijë euro.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma të dashur qytetarë dhe ju gurbetqarë!

Fondacioni ynë , ka marrë përsipër rastin e Leartës së vogël 2 vjeqe , e cila po vuan nga sëmundja e tumorit në këmbë.

Tani këtu mund ta ndihmojmë e gjithë bota, ku asaj i duhen saktësisht 95.000€ , dhe nesër ne po e nisim në Turqi, për shkak se kam garantuar personalisht në spital atje..

Shpresojë, se me ju dhe Zotin para, me ndihmën tonë, Learta e vogël do të kthehet një ditë në shtëpi shëndosh e mirë.

Prindër të Leartës, të jeni të fortë përball kësaj sfide, sepse jemi me ju të gjithë ne në këto momente!

Vazhdojmë të dhurojmë donacion për këtë engjëllushë.

ZOTI NA BEKOFTË TË GJITHËVE!

Infot e bankës i keni të postuar në Raifasen Bank!

Numri i babës së Leartës;

+38344282647.

Të ngjashme