Vuçiq dhe Stoltenberg flasin mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe NATO-s

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në konferencën “Lidershipi për Sigurinë Rajonale”, ku do të diskutojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se si do të zhvillohen marrëdhëniet e Serbisë dhe NATO-s, në cilat fusha ka potencial më të madh për bashkëpunim më të fortë dhe cilat janë përfitimet praktike për qytetarët e Serbisë dhe të rajonit.

Vuçiq dhe Stoltenberg do të diskutojnë atë që Serbia do të arrijë me bashkëpunim më të madh me NATO-n në takimin, i cili organizohet nga Forumi i Sigurisë i Beogradit.

Ky aktivitet organizohet nga Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike, Qendra e Beogradit për Përsosmëri Politike politikës së sigurisë dhe Lëvizjes Evropiane në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme