Vuçiq e pranon se ideja për shkëmbim territoresh ka “vdekur”

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se ideja për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve me Kosovën ka vdekur.

Një gjë të tillë Vuçiq e ka pohuar në një intervistë të dhënë për gazetën franceze “Figaro”, shkruan rts.

Përveç tjerash kreu i shtetit serb ka folur edhe për takimin me Hashim Thaçin në Paris që u ndërmjetësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, më 13 nëntor të këtij viti.

Teksa është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, Vucic gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne në mënyrë konstante po provojmë të gjejmë një kompromis, por Prishtina nuk shqetësohet, sepse ata kujdesen vetëm për interesat e tyre. Ata dëshirojnë që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk merr asgjë në këmbim’, ka thënë Vuçiq.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe per taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.

Tutje presidenti serb ka përmendur edhe obligimet e marra nga dy shtetet nga Marrëveshja e Brukslelit duke thënë se ajo garanton krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme