Vuçiq i ankohet Quintit për taksën: Serbia pa faj ndodhet në pozitë të vështirë

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me ambasadorët e shteteve të Quintit – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermaninë, si dhe kreun e delegacionit të BE-së në Beograd.

Në takim Vuçiq iu ankua ambasadorëve dhe zyrtarëve të BE-së për taksën me ç’rast tha se “Serbia pa fajin e saj është në një pozitë të vështirë dhe se nuk e kupton taksën e Prishtinës as miratimin e rezolutave të reja kundër Serbisë dhe popullit serb”.

Kryetari i Serbisë bisedoi me ambasadorët edhe rreth takimit të javës së shkuar të mbajtur në Berlin, takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, si dhe ngërçin në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme