Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se është i bindur se nuk do të vijë deri në një marrëveshje me Prishtinën në lidhje me çështjen e Kosovës, por do të luftojë për të me gjithë zemër.
Ai në një intervistë për TV Prva ka thënë se nuk ka gjasa të ketë ndonjë zgjidhje, sepse sipas tij ka “objektiva të ndryshme dhe faktorë në botë të cilët janë në gjendje me anë të rrjeteve të tyre të agjencive të bëjnë atë që ata duan dhe të shkatërrojë çdo përpjekje për bisedë dhe marrëveshje”.
Kreu i shtetit serb mes tjerash ka deklaruar se nuk gëzojnë mbështetje për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme dhe se siç tha ai ”çdo zgjidhje që i ofrohet Serbisë” nuk do të marrë mbështetjen e shumicës.