Vuçiq në video-takim me Merkelin, i flet për Kosovën dhe Coronavirusin

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot “video takim” me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot “video takim” me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka bërë të ditur kabineti i presidentit serb.

Vuçiq ka paralajmëruar se temat kryesore të diskutimit do të jenë vazhdimi i dialogut me Kosovën dhe sidomos gjendja e krijuar pas shpërthimit të epidemisë së Coronavirusit.

Më herët ishte caktuar që Vuçiq ta vizitonte Berlinin të hënën por vizita është anuluar për shkak të Coronavirusit.

Të ngjashme