Vuçiq nesër e informon Qeverinë e tij për bisedimet me pesë emisarët

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë i pranishëm në seancën e Qeverisë serbe për të folur për takimin që zhvilloi me “pesëshen e madhe”.

Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiq, ai do të paraqitet nesër në seancë në orën 11:00, raportojnë mediat serbe. Vuçiq pritet të raportojë në Qeveri për negociatat me delegacionin e lartë perëndimor.

Vuçiq e cilësoi takimin me “pesëshen” perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë.

Ai paralajmëron konsultime dhe shpreson për unitet, vijon raportimi i mediave serbe.

Ai u shpreh se pret probleme dhe ndër të tjera tha: “Ne do ta ruajmë dhe mbrojmë Serbinë”.

Pas seancës, siç është paralajmëruar, Vuqiç do t’i drejtohet publikut.

Vuqiq zhvilloi takim me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarët e politikës së jashtme dhe të sigurisë të presidenti francez dhe kancelarja gjermane, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner dhe këshilltari diplomatik i kryeministrit të Italisë, Francesco Talo.

Të ngjashme