Vuçiq: Nuk do të lejojmë që një pakicë të menaxhojë më Serbinë – sepse është e dhunshme

Prishtinë | 17 Mar 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media gjatë ditës së sotme tha se nuk do të lejojë askënd që të kërcënojë përmes dhunës.

Këtë konferencë Vuçiq e ka mbajtur pas protestave që ishin dje në Serbi, transmeton Klan Kosova.

“Nuk do të lejojmë që një pakicë prej një, dy, pesë apo njëqind mijë persona të menaxhojnë më Serbinë sepse është e dhunshme, prandaj nuk do ta lejojmë kurrë këtë lloj ngjarjeje politike”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se askush nuk kishte mbajtur kurrë një konferencë në Serbi në rrethana të tilla.

“Doja të tregoja se nuk duhet të ketë frikë në Serbi, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet”, tha Vuçiq.

Ai përgëzoi policinë për punën që kanë bërë në Serbi.

“Dhuna ka mbaruar. Të gjithë ata që kryejnë dhunë do të përgjigjen”, tha Vuçiq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme