Vuçiq para Tiranës shkon në Romë, flet për Kosovën

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë sot në Itali, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin italian njëherësh ministrin e Brendshëm Mateo Salvoni.

Vuçiq me Salvinin, të cilin ai e sheh si një nga politikanët më me ndikim në Evropë, do të flasë për Kosovën.

Nga Roma kryetari i Serbisë do të shkojë në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brijunit por për Lëvizjen Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri, presidenti serb nuk është i mirëpritur në Tiranë.

Ata do të protestojnë edhe ndaj vizitës së Milorad Dodik, Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në këtë takim që mbahet sot dhe nesër do të merr pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe liderë të tjerë nga vendet e rajonit.

Ky takim po shihet si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme