Vuçiq thotë se gjendja është alarmante, premton rikthimin e orës policore

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se që nga data 8 korrik, çdo tubim publik me më shumë se 5 persona do të ndalohet në Beograd.

Ai tha se dëshiron që gjatë vikendit të ketë orë policore, por sipas tij për këtë vendos Shtabi i Krizës.

Ai tha se situata epidemiologjike me koronavirusin e ri është përkeqësuar.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiq, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë.

Aktualisht në Serbi, sipas presidentit serb, pothuajse 4.000 pacientë janë të shtruar në spital.

Vuçiq paralajmëroi ndërtimin e dy spitaleve të improvizuara me kapacitet deri në 1 mijë shtretër.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi edhe për 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Rezultatet dolën pas testimit të 8.228 personave.

Të ngjashme