Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, me të cilin, siç tha ai, ka pasur një “takim të mirë”.
Vuçiqi ka njoftuar me anë të një postimi në Instagram se me zyrtarin amerikan kanë diskutuar “çështjet kyçe që kanë të bëjnë me forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe sfidat rajonale dhe globale që ndikojnë në stabilitetin e gjithë rajonit të situatës së vështirë dhe komplekse në Kosovë”.
“Theksova se dialogu konstruktiv kërkon dy palë, si dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe zgjidhje paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, shtoi Vuçiqi.
Raportohet se në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, si dhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Kasanofi do ta vizitojë edhe Kosovën këtë javë.