Zëvendëskryeministri serb, Nebojsa Stefanoviq, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të përgatisë “një befasi” për Prishtinën dhe BE-në, sonte në Bruksel, raporton tanjug. Reagimi i tij vjen pas deklaratës në Prishtinë të kryeministrit Haradinaj, që ai as që është marrë me Asociacionin e Komunave Serbe, transmeton Indeksonline. “Ajo që mund […]
“Vuçiqi po përgatit një befasi sonte në Bruksel”

Zëvendëskryeministri serb, Nebojsa Stefanoviq, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të përgatisë “një befasi” për Prishtinën dhe BE-në, sonte në Bruksel, raporton tanjug.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës në Prishtinë të kryeministrit Haradinaj, që ai as që është marrë me Asociacionin e Komunave Serbe, transmeton Indeksonline.
“Ajo që mund të them është se Vuçiqi mund t’ua përgatisë një befasi sonte dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ne të marrim vendim ta formojmë vetë Asociacionin e Komunave Serbe pa na u bërë vonë se kush çka ka për të thënë për këtë”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë televizive.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po zhvillojnë një takim sonte në Bruksel. Takimi zhvillohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi dhe Vuçiq, pas takimit, rreth orës 21:00, janë në një darkë të përbashkët me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur për Ekonomia Online një burim nga Brukseli.
Në javët e fundit, presidenti Thaçi ka udhëtuar në qendrat vendimmarrëse për të harmonizuar agjendën e dialogut me partneret strategjikë të Kosovës. Presidenti i Kosovës ka paralajmëruar se dialogu me Serbinë duhet të hyjë fazën e fundit, e cila duhet të përfundojë me nënshkrimin e një të ashtuquajturi “traktat paqeje”.













