Vushtrria ndanë 142.000 euro për dixhitalizimin e shkollave

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

142.000 euro janë ndarë nga komuna e Vushtrrisë për dixhitalizimin e shkollave, ka njoftuar kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi.
Sipas tij, këto mjete do të shfrytëzohen për paisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së.

Postimi I plotë:
142.000 € PËR DIGJITALIZIMIN E SHKOLLAVE💻
Digjitalizimi i shkollave mbetet një nga prioritetet e mia gjatë këtij mandati qeverisës. Vetëm këtë vit si Komunë kemi ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së.
Investimi i fundi është në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku sot kemi përuruar klasën digjitale në vlerë prej 30.000€. Tashmë nxënësit do të kenë mundësi që hulumtimet dhe testimet t’i bëjnë në mënyrë digjitale.
Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për mësimdhënësit, vazhdojnë të jenë prioritet i punës time!

Të ngjashme