VV dhe GDP nuk po marrin pjesë në tryezën e thirrur nga Kadri Veseli

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 13:18 | Nga Donika Osmani

Po mbahet tryeza e partive politike e ftuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, “për bashkërendimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së, zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe kryetar i Nismës për Kosovën, Agim Veliu nga LDK-ja.

Në këtë takim nuk po marrin pjesë përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur, raporton Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme