VV: Draft-strategjia për zhvillimin ekonomik lokal të Podujevës pa studim paraprak

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Pa analizë e studim po konsiderohet se është hartuar draft-strategjia për zhvillim ekonomik lokal 2020-2022 e Komunës së Podujevës. Këshilltarë nga partitë opozitare kanë thënë se ky dokument më shumë është përshkrues i gjendjes, bile e paraqet atë edhe më mirë sesa që është.

Këshilltari nga radhët e Vetëvendosjes, Vendenis Lahu, ka thënë se në këtë strategji qëllimet strategjike dhe objektivat nuk janë paraqitur në hollësi, shkruian sot Koha Ditore.

“Strategjia e zhvillimit ekonomik lokal është padyshim dokumenti më i rëndësishëm i nivelit lokal që sot na është paraqitur si draft para Asamblesë Komunale për të vënë në diskutim publik dhe pastaj miratimin e saj. Sfidat dhe problemet me të cilat përballet komuna jonë janë të mëdha në të gjitha sferat e jetës ekonomiko-shoqërore si: papunësia, varfëria, arsimi që është në nivel të ulët, shëndetësia, degradimi urban, ambienti, etj.”, ka thënë Lahu në seancën e Kuvendit Komunal të së premtes.

“Të gjitha këto probleme duhet të analizohen saktë përmes një skanimi të gjendjes, analizimi i të gjithë sektorëve dhe këto në funksion të një planifikimi të politikave dhe masave konkrete për arritjen e objektivave. Në parim, ne si Lëvizje Vetëvendosje e mbështesim hartimin e Strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal dhe e kemi kërkuar në vazhdimësi hartimin e saj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme