VV entuziaste pas fitores në Prishtinë e Prizren, do ta vazhdojmë luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 15:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për medie pas konfirmimit nga KQZ-ja se kjo parti ka fituar zgjedhjet për kryetar në komunën e Prishtinë dhe Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se nuk më kanë kohë për të humbur dhe se që nesër do të fillojnë me punë, siç tha ai, në të mirë të qytetarëve të Prishtinës.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, tha se sot pas numërimit të votave me kusht dhe diasporës e konfirmojnë dhe vulosin fitoren në Prishtinë dhe në Prizren.

“Mirëqeverisja do të vazhdojë në Prishtinë edhe do të zbarkojë edhe në Prizren. LVV do të çkapë këtë shtet nga pushteti që e ka kapur”, u shpreh ish-nënkryetari i Prishtinës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të VV-së në Prishtinë, Yll Hoxha, falënderoi të gjithë votuesit dhe vëzhguesit. “Do ta ndjekim në të gjitha premtimet që i ka dhënë Shpend Ahmeti”, tha ai.

“Sot po e përmbyllim një proces të gjatë zgjedhor, por më në fund konfirmuar që ne vazhdojmë qeverisjen edhe për katër vite të tjera në Prishtinë. Falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës për këtë proces ndër më të rregulltit që kemi pasur”.

“Edhe një herë dua të konfirmojmë se do të vazhdojmë edhe më tutje , u shpreh Hoxha.

“I ftoj të gjitha subjektet politikë të na bashkëngjiten në këtë betejë, gjithmonë në të mirë të Prishtinës. Një falënderim i veçantë sot shkon për diasporën, e cila asnjëherë nuk u ndal për të mirën e Kosovës”, shtoi ky zyrtar i Vetëvendosjes.

Të ngjashme