VV-ja kërkon të mos kompensohen deputetët për derivate, opozita e quan një “fasadë” këtë propozim

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 11:47 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve, raporton Ekonomia Online.

Kjo kërkesë që u bë nga shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, ndërkohë opozita e quajti një “fasadë”, pas shpërthimit të debatit për shpenzimet e deputetëve për naftën.

Kusari-Lila ka thënë se duhet të vendoset një tavan për shpenzimet mujore të një deputeti.

“Kompensimet për shpenzimet telefonike të zbriten 50 për qind. Të mos ketë kompensime shtesë për deputetin. Për këtë kërkesë të drejtuar nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës që parasheh heqjen e kompensimit të deputetëve për derivate”, tha ajo.

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se kërkesa e kryetarit të Kuvendit është e paqartë.

Madje Hoti kërkoi që t’u jepet më shumë kohë grupeve parlamentare për diskutim, ndërsa kërkoi të pranohen edhe propozimet e shoqërisë civile.

“Ka paqartësi, kjo punë nuk duhet të bëhet me eufori. Duhet të jep propozimet e kësaj çështje, e me i pa modelet e kuvendeve të rajonit se si kompensohen e pastaj të debatohet e të vendoset”, tha ai.

Deputeti i nga PDK Mërgim Lushtaku kërkesën e VV e ka quajtur një “fasadë”, pas shpërthimit të debatit për shpenzimet e deputetëve për naftën.

“Të mos biem pre për një grusht vota”, tha Lushtaku.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja në fund tha se nuk e ndershme që Kuvendi t’i mbikëqyrë shumë institucione, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë derivate pa kontrolle.

“Nuk është mirë që deputetët t’i mbikëqyrin shumë institucione për shpenzime, e në anën tjetër deputetët të shpenzojnë për derivate pa kontroll. Unë jam që të hiqen kompensimet për naftë dhe kafe”, tha ai.

Ai the se javën tjetër ky Komision do të marrë një vendim për këtë çështje.

Të ngjashme