Ekonomia Online
FUNDIT

VV kujton kohën kur Kurti bërtiste shesheve kundër Ahtisaarit dhe kompetencave të komunave serbe

VV kujton kohën kur Kurti bërtiste shesheve kundër Ahtisaarit dhe kompetencave të komunave serbe

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në faqen zyrtare të partisë kanë kujtuar kohën kur kreu i partisë, Albin Kurti, paralajmëronte rrezikun që i kanoset Kosovës nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Nga kjo parti akuzojnë Thaçin, Isa Mustafën, Haradinajn e Limajn për marrëveshjen e Asociacionit të nënshkruar në Bruksel. Sipas VV’së, emrat e cekur […]

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në faqen zyrtare të partisë kanë kujtuar kohën kur kreu i partisë, Albin Kurti, paralajmëronte rrezikun që i kanoset Kosovës nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Nga kjo parti akuzojnë Thaçin, Isa Mustafën, Haradinajn e Limajn për marrëveshjen e Asociacionit të nënshkruar në Bruksel.

Sipas VV’së, emrat e cekur dëshirojnë të ndajnë Kosovën në mënyrë që të ruajnë pushtetin.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e pat lexuar saktë planin e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Është klubi i vjetër politik që më 2013 dhe 2015 deshën ta realizojnë këtë plan. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që “Zajednica” e shkelte Kushtetutën në plotë 23 pika, presidenti doli te plani për shkëmbim territorial që prapë është ndarje e vendit. Kurse kllapa tjetër me një kryeministër të paligjshëm mbeti te “Zajednica” me deklarata që këtë kohë e shtynë edhe përfaqësuesin e BE-së për dialog të thotë se kushtetuta nuk është Bibël. Ky klub i vjetër dhe i marrë fund është për ndarjen e vendit në mënyrë që ta ndajë dhe mbajë pushtetin. Duhen zgjedhje të lira e demokratike, në mënyrë që vendit t’i kthehet një qeveri legjitime që i shpallë përfundimisht të vdekura këto projekte”, thuhet në reagimin e VV’së.

Një reagim i tillë i VV’së vjen në kohën kur emisari i BE’së, Mirosllav Lajcak, po i kërkon Kosovës ndryshimin e Kushtetutës për implementimin e Asociacionit.

Të ngjashme