VV thërret Haradinajn në interpelancë për rritjen e pagave (Dokument)

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 16:55 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues, dorëzoi sot kërkesën për interpelancë për kryeministrin amush Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale.

“Presim nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore”.

Grupi parlamentar i VV-së ka paralajmëruar, po ashtu, se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese “vendimin joligjor dhe të padrejtë” të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarë të lartë politikë.

Të ngjashme