“Widows” me gratë në botën e krimit

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Shikimi përbuzës i Viola Davis ka fuqinë e pushkës me dy tyta në trilerin e ashpër të Steve McQueen.

Me një pallto të bardhë e të lëmuar, në vend të rrobave të zisë, Davis udhëheq një grup grash në ribërjen e McQueen marrë nga drama televizive britanike e Lynda La Plante nga koha e Thatcher, ku disa gra të guximshme marrin përsipër të realizojnë një plaçkitje të planifikuar nga burrat e tyre kriminelë pasi që ata vriten gjatë një misioni të tyre, shkruan Koha Ditore.

Aksioni këtu zë vend në Chicago e jo në Londër, dhe kanë nevojë që McQueen bashkë me skenaristin Gillian Flynn të bëjnë një version të ri të “Progress” të Turtle në Miami.

Ky është një film i plaçkitjes me dhunë, një nero-noir dhe dramë e shartimit me diçka të marrë nga filmi “All the King’s Men” të Robert Rossen të realizuar në vitin 1949. E ka cinizmin urban dhe toksicitetin mashkullor të cilin e kemi parë në tmerrin e varjes nga seksi në filmin “Shame” të McQueen, por detajet e tij dalluese me skena të gjata i shohim vetëm një herë në “Widows”, kur kandidati për kryetar i kërrusur kacavirret në veturën e tij zyrtare, dhe McQueen mban kamerën e palëvizshme jashtë veturës, duke sjellë pamje të xhamave të zinj teksa mbyllen sikur përgjon arrogancën e këtij burri./Peter Bradshaw/The Guardian

Të ngjashme