Xehmaili: Kosova së shpejti do të hyjë në krizën e furnizimit me energji, si pasojë e mungesës së linjitit

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova së shpejti do të hyjë në krizën me furnizimin me energji si pasojë e mungesës së linjitit.

Xhemaili i ka bërë thirrje qeverisë së vendit për ndërprejen e politikava shkatrruese në Sektorin e energjisë.

Postimi i plotë:

ÇPO NDODHË ME KEK-un?!!

Ka më tepër se 10 ditë, që kur është intensifikuar e ashtuqujtura “vetendezje” e qymyrit në Minirën e KEK-ut. Për faktin se kjo vetëndezje e qymyrit, pa vërejtur nga faktori njeri, ka kaluar në përmasa të “vetëdjegijes së vrullshme”, krahu perëndimor i minierës ekzistuese po kalon nëpër shembjen e shpejtë. Tani më, seria e zjarreve ka depërtuar edhe në krahun verior të Minerës, i cili krah nëse nuk ndërhyhet sukseshëm, do ta gjej fati i krahut perëndimorë, pra shembja e shpatit.

Pasojat nga këto havari të rënda, e të cilat po përpiqen të kalohen të pa vrejtura në publik, do të jenë afatgjatë për KEK-un dhe përgjithësisht në sektorin e energjisë në Kosovë. Kjo avari, e pretenduar si normale nga zyrtarët e lartë të KEK-ut, vetëm pas një kohe të shkurtër, do të prezentohet nga Qeveria dhe KEK-u si arsye për intensifikimin e punimeve për hapjen e minirës së re në fushën Veri N1, sipas vendimit antiligjor të Qeverisë. Kur kësaj i shtojmë faktin se tani më po hyjmë në fazën e eksploatimti minerar, që konsiderohet e veshtirë, si dhe me dy krahët kryesor të minierës, me mundësi minimale eksploatimi, Kosova së shpejti do të hyjë në krizën e furnizimit me energji, si pasojë e mungesës së linjitit. Në këtë situatë të kaluar në një krizë, Qeveria do të tentoj që, përmes situatës emergjente, ta legalizoj dhe promovojë si të domosdoshëm vendimin e sajë , për hapjen e Minirës në Fushën Veri. Kjo do të ishte godtija më e rëndë që do ti bëhej sektorit të energjisë si dhe fondit të rezervave minerare në Kosovë. Prandej, ky le të jetë paralajmerimi dhe thirrja e fundit për ndërprerjen e politkave shkatrruese, nga ana e Qeverisë në Sektorin e energjisë

Të ngjashme