Xhaferi: Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga një ministre e shkëlqyer, kemi 8 gra me gradën kolonel

Prishtinë | 15 Pri 2024 | 11:31 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se përfaqësimi i grave në vendimmarrje është i lartë. Ai ka përmendur edhe numrin e tyre në Ministri e në ushtri, raporton Ekonomia Online.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Xhaferi ka thënë se shteti i tij është shembull pozitiv për gratë, por që thotë se ka ende punë për të bërë.

“Edhe ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut jemi të përkushtuar në zbatimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria. Akoma më e rëndësishme për ne edhe në mënyrë thelbësore i implementojmë të tre parimet e integrimit. Është e padiskutueshme që çështjet gjinore çdo herë e më shumë po sigurojnë hapësirë. Ne jemi një shembull pozitiv. Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga një ministre e shkëlqyer. Kemi 8 gra me gradën kolonel që deri para një dekade ishte zero. Jemi në një rrugë të shkëlqyer edhe pse kemi ende akoma për të ecur në këtë rrugë. Lufta në Ukrainë është një përkujtues i fortë i përfshirjes së grave. Kontributi i tyre është i domosdoshëm edhe në përshtatjen e politikave me realitetin e ri”, ka thënë ai.

Të ngjashme