Xhavit Haliti publikon foto me Ukë Rugovën

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka publikuar një fotografi në krah me Ukë Rugovën, të birin e ish presidentit Ibrahim Rugova me një porosi të bashkëngjitur.

Politikani veteran i PDK’së Haliti në fotografinë e publikuar me ish deputetit Rugova porosinë e pati domethënëse: “‘N’miqësi të përhershme”. Por pa u thelluar më shumë.

Ukë Rugova ishte pjesë e legjislativit kosovar më parë dhe kishte bashkëpunim publik me PDK asokohe.

Në opinion publik partitë politike kosovare po debatojnë rreth zgjedhjeve të ardhshme pas një mandati të keqqeverisjes së Vetëvendosjes përkundër shumicës vendimtare në kuvend e përkrahjes fillestare popullore.

Të ngjashme