Xhaxhai vret nipin në Fushë Krujë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e djeshme një ngjarke e rëndë u regjistrua në Halil të Fushë-Krujës ku xhaxhi ekzekutoi nipin e tij pranë banesës së viktimës.

41 vjeçari Julian Halili mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua më armë zjarri nga xhaxhai tij Shkëlqim Halili 59 vjeç.

Autori i dyshuar Shkëlqim Halili, 50 vjeç, pas vrasjes së nipit të tij u largua nga vendngjarja bashkë me armën e krimit, por u arrestua nga policia rreth një orë më vonë, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Ndërkohë policia e shtetit ka njoftuar ditën e sotme se është gjetur arma e zjarrit me të cilën u ekzekutua 41 vjecari gjithashtu edhe një armë tjetër që posedonte autori i krimit.

Njoftimi i Policisë:

Policia gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT.

Gjendet dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.

Gjetja, pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.

Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.


Të ngjashme