Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë të premten.
Përfaqësuesi i Kilit vuan nga dhimbjet në gjurin e majtë dhe zikaltrit njoftuan se ish-lojtari i Juventusit, Bayern Munich dhe Barcelonës duhet të operohet.
33-vjeçari i ka zhvilluar 23 ndeshje në Serie A që prej se iu bashkua Interit në verën e kaluar dhe luajti vetëm 52 minuta në fitoren e zikaltërve 1:0 kundër Atalantës të hënën.
Vidali mungoi kundër Lazios më 14 shkurt për shkak të dëmtimit në gju dhe i luajti vetëm 32 minuta në total në tri ndeshje, kundër Milanit, Genoas dhe Parmës para se të rikthehej titullar kundër Atalantës.