Ymeri: Është e pazakontë të mungojë kaq gjatë kryeministri, por edhe kur është këtu po i neglizhon qytetarët

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 08:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kreut të Qeverisë kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente.

“Është e pazakontë që të mungojë një kohë kaq të gjatë kryeministri në Kosovë aq më tepër duke pasur parasysh në çfarë krizash po kalon vendi. Çështja tjetër është që edhe kur është kryeministri këtu nuk po e shohim një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente që po prodhohen nga kriza ekonomike sociale, mungesës së ushqimit, energjisë e kështu me radhë”, tha ai.

Ymeri tutje ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen më dy rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhimit të preokupimeve të qytetareve.

“Kritika duhet të bëhet në të dyja rrafshet. Një, po kryeministri po mungon këtu dhe e dyta është se edhe kur po është këtu në Kosovë apo merren më seriozisht me çështjet që po ballafaqohen qytetarët e vendit për ditë”, tha Ymeri.

Të ngjashme