Ymeri: Protagonizmi i Thaçit dhe Haradinajt në dialog po e dëmton Kosovën

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Visar Ymeri, ka kritikuar për protagonizëm në procesin e dialogut me Serbinë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, nënkryetari i Partisë Socialdemokrate ka deklaruar se kjo qasje e ka dëmtuar Kosovën dhe nuk duhet të vazhdojë e tillë.

Ymeri ka thënë se takimet e mëhershme të presidentit Thaçi larg syve të publikut dhe tani këto të përfaqësuesve të kryeministrit Haradinaj nuk janë të pranueshme dhe nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm.

Duke folur për mocionin e mosbesimit të qeverisë, ai ka theksuar se janë rritur gjasat për suksesin e një mocioni të tillë.

Të ngjashme