Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar për siç ka thënë ajo fjalët e Vetëvendosjes se kanë linjë interkoneksioni me Shqipëri 400kV janë veç tentim për të habitur se kanë arsye për refuzim të gazit.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka shkruar se fjala ‘linja interkoneksioni’ nuk është shkencë raketore as nuk ju bën të dukeni ma të mençur veç del që s’po e tregoni hartën energjetike të plotë.
Postimi i saj i plotë:
Krejt këto fjalët e VukVendosjes se kemi linjë interkoneksioni me Shqipëri 400kV janë veç tentim me ju habit që kinse kanë arsye për refuzim të gazit sepse të njëjtën linjë e ka Kosova edhe me Maqedoni, të njëjtin kapacitet.
Fjalia ‘linja interkoneksioni’ nuk është shkencë raketore as nuk ju bën të dukeni ma të mençur veç del që s’po e tregoni hartën energjetike të plotë.
Normal që s’e tregoni, se linjat me shtetet e Ish Jugosllavisë ju shërbejnë për tregti me mafi po këto broçkulla nuk ecin.