Zaev: Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Duke shpjeguar procesin e ndryshimit të emrit dhe duke falënderuar popullin për barrën që mbante për ta ndryshuar emrin, kryeministri i Republikës së Maqedonisë sot mbylli konferencën e tij për shtyp me mesazhin: Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij drejtuar mediave, ai dërgoi një mesazh se Maqedonia duhet të ecë përpara dhe reformat duhet të vazhdojnë.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Zaev u përgjigj se në organet më të larta partiake të LSDM-së do të shqyrtohet çështja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan portalb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme