Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Sheholli që do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që e ngarkon për spiunazh.

Në provat materiale që e inkriminojnë Shehollin në veprën penale të spiunazhit, është zbuluar se i njëjti ka mbajtur kontakte të vazhdueshme dhe të koordinuara me Bojan Dimiç, zyrtar i lartë i BIA-së.

Ai akuzohet se ka zbatuar planin e Dimiç, me të cilin është planifikuar pranimi, transportimi dhe publikimi i materialeve të siguruara nga BIA, me qëllim të ndikimit në opinionin publik dhe jetën politike në Republikën e Kosovës, siç edhe janë përshkruar në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze.

Klan Kosova ka siguruar aktakuzën e plotë, ku në mesin e dëshmive për akuzat e ngritura është edhe një bisedë/audio-incizim nga zbatimi i masave të veçanta hetimore.

“Me datë 23.09.2025 (Audio nga Vetura), 20:15:34 PM:

Fatmiri: Për nja 20 minuta do te jem me avokaten, ajo do ta sqaroj mënyrën për ne spital atje…Ajo do te sqaroj se si funksionon dhe cili është plani qe ajo e ka menduar. Për 20 minuta jam te ajo.

Fatmiri: Me thuaj për atë të dytën, çka po bëjmë me ketë te dytën…(bashkebiseduesi nuk dëgjohet)

Fatmiri: A do te me thirre mua dikush apo çka…nesër është data 24, duhet se paku dy dite ti shikojmë, kuptom, nuk është bash qaq e lehtë….vetëm të lutem shiko se ata budallenjtë mund te na përcjellin, me kupto.

Pjesë tjera:

Bojan Dimic: Nesër është dita ku duhet me pas kujdes/ me u rujt

Fatmiri: Po po, nesër, pasnesër, me se voni deri me te 27-tin

Bojan Dimic: Shohim gjate këtyre dy ditëve. E gjitha është e përgatitur…te kish kujdes për shkak te përgjimit, e kupton

Pjesë tjetër:

Fatmiri: Ne rregull, u morëm vesh/u kuptum. Mu nuk ma nin k…, ma ka dhanë G… edhe ditën e mire

Bojan Dimic: nuk dëgjohet

Fatmiri: Po leje atë, ligji thotë, nuk ki nevoje me thane asgjë…Ne rregull është ajo, mos u brengos

Bojan Dimic: U dakordum

Fatmiri: Vetëm deri me te 27-tin, nesër kurrsesi…Te thërras kur te jem me [redaktuar] qe te tregoj ajo per ate.

Të ngjashme