Zbulohet pllaka përkujtimore në shkollën “Zahir Pajaziti” në Orllan

Podujevë | 31 Jan 2022 | 11:58 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar shkollën “Zahir Pajaziti” në Orllan, raporton Ekonomia Online.

Në këtë shkollë u bë zbulimi pllakës përkujtimore nga kryetarja e këshillit të nxënësve, Rina Pajaziti, vëllai  i heroit Zahir Pajazitit, Bajrami, kryetari Bulliqi, e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Drejtori i shkollës, Naim Bajrami tha se sot shënojnë 25 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu e Edomond Hoxha.

“Aktiviteti i shkollës sonë ka të bëjë me zbulimin e pllakës përkujtimorë për Zahirin. Këtë punë të mirë e ka ndihmuar dy deputetë të Republikës së Kosovës, Eman Rrahmani dhe Driton Hyseni”, tha ai.

Kurse kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka quajtur datë të veçantë 31 janarin, ditën kur ranë heronjtë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

“Kjo është një themel një pikënisje e kësaj lirie ne sot po e gëzojmë. Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë prej luftëtarëve të parë të lirisë të cilët kanë filluar punën dhe aktivitetin e tyre qysh në fillimet e viteve 90 për të arritur deri te kjo liri e sotit”, u shpreh Bulliqi.

Bulliqi falënderoi ata të cilët kanë investuat në vënien e kësaj pllake në objektin e kësaj shkolle e nxënësve e mësimdhënësve i uroi suksese.

Të ngjashme