Zëdhënësi i VV-së: Sot del sondazhi real i matjeve të qytetarëve të vërtetë të Kosovës

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se sot do të dalë sondazhi real i matjeve të qytetarëve të Kosovës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, ka thënë se këtë të hënë do të dalë sondazhi real i matjeve të qytetarëve të Kosovës.

Manxhuka ka bërë të ditur se këto matje bëhen pa i përfshirë bashkatdhetarët.

“Nuk ka forcë që e ndalë qeverisjen e drejtë, të mirë e për qytetarët të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar ai në rrjetin social në Facebook.

Nga ana tjetër, bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka dalur i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Ndërsa në pyetjen se cili kompromis në dialog me Serbinë, do të ishte opsioni që ju do ta mbështesnit, ka dalur se 50.50 për qind (%) e mbështesin Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë, kundrejt ripërcaktimi i kufijve me Serbinë ka një mbështetje prej 49.50 për qind.

Të ngjashme