Kuçi: Heshtja e Kurtit një tregues që ai pajtohet me deklaratat e Shkëlzen Gashit

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënsja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka thënë se heshtja e kryeministrit në detyrë për deklaratat e këshilltarit të tij Shkëlzen Gashi po lënë të nënkuptohet se ai pajtohet me to.

Kuçi ka pyetur në Facebook Kurtin se a mund të tregohet i sinqertë e të thotë se çka mendon në të vërtetë për raportin e Dick Martyt.

“Kurti po thotë që deklaratat e Shkëlzen Gashit e kanë shpërqëndruar opinionin publik nga punët e mira të qeverisë. Mirë. A ka ndonjë deklaratë Kryeministri për deklaratën e Shkëlzenit? A mund të tregohet i sinqertë një herë e të thotë se çka mendon me të vërtetë ai për raportin e Dick Martyt dhe trafikimin e organeve njerëzore”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme