Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se kryetari i Kuvendit të Kosovës është dashur të kërkojë falje për veprimet e Flora Brovinës pa bërë asnjë koment, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, po t’i kanë edhe 200 vjet jetë nuk mund të afrohen tek thembra e Flora Brovinës.
“Imagjinoni përjetimet e Flora Brovinës dhe torturat e saj nëpër burgje. Ju kryetar ish dashtë me kërku falje dhe mos me bë asnjë koment. Disa deputet këtu edhe 200 vjet jetë me i pasë nuk munden me iu afru as te thembra Flora Brovinës. Unë Flora Brovinën e konsideroj si nënën time”.
Ai u tregua shumë krenarë me të kaluarën e Kadri Veselit duke shtuar se e mbështetë iniciativën e tij për krijimin e Tribunalit, por që nuk beson që do realizohet.
“Jam krenar deri te Zoti për të kaluarën tënde pa asnjë dilemë, por sot kur fole për përjetimet e tua unë në foltoren e këtij kuvendi me mijëra herë e kam thënë që kanë qenë pikërisht shqiptarët ata që ma kanë rreh fyer e poshtëruar mund t’i them me emra. Duhet t’i mbash parimet e jo me e pru gjendjen që e kena pru sot e me u tallë njerëzit me gjenocidin”, tha ai.
“…Unë nuk besoj që do arrijmë me e kriju një Tribunal ndërkombëtarë, por iniciativën e përshëndes. Ti duhesh me ditë kon e ki në prokurori e gjykatë e duhesh me ditë kush ta ka bo bërllok e mbi bërllok ministrinë e Drejtësisë”.
Ai shtoi se ai nuk ia ka frikën ShIK-ut dhe se kufoma e tij do i frikësojë të gjithë Udbashat.
“Ti je paraqitë kryetarë si njeri ma i edukatë se unë po nuk je, je sillë si ma i civilizuar se unë po nuk je. Unë Shik-ut nuk ja kam frikën. Kufoma ime ka me qenë frikësuese për të gjithë Udbashat dhe faqezinjtë”, tha Zeka.