Zemaj: Mungesa e barnave shkojnë në tenderët brenda Ministrisë së Shëndetësisë

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, uroi fillimisht mësimdhënësit në ditën e tyre. Ai më pas kërkoi përgjigje se përse në “spitalet tona ka më pak barna”.

Ish-ministri i Shëndetësisë dha një shembull se ku kjo mungesë e barnave po shkon.

“Çështja që dua ta adresojë sot këtu është mungesa e barnave. Po themi të barnave e jo vetëm mungesë të buxhetit. Ka mbet dhe është zhgënjyese kur po kuptojmë se në spitalet tona po ka barna më pak se çdo herë, e sot po pyesim pse po ndodh kjo, pse ka barna më pak?”.

“Për një barë, çmimi për tetë cikle që do të duhej të ishte dhe është në listën esenciale të barnave, del më një çmim 2720 eurove. Ndërsa sipas futjes së duarve në listën esenciale të barnave dhe dhënies së tenderit një çmim për të njëjtin bar, për tetë cikle na ka dalë 11 mijë e 270 euro”, tha Zemaj.

“Totali, krahasimi tender me tender, brenda Ministrisë së Shëndetësisë është diku më shumë se 800 mijë euro, ja ku shkojnë mungesa e barnave”.

Të ngjashme