Zemaj viziton QKMF-në e Deçanit

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukehaxhaj” në Deçan.

Zemaj ka thënë se atje është pritur nga drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha dhe stafin, të cilët kanë biseduar për shqetësimet që ka krijuar virusi Covid-19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojnë̈ në të ardhmen.

“Me këtë rast dërguam një donacion simbolik me materiale mjekësore mbrojtëse. QKMF e Deçanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë”.

“Konfirmova se Deçani do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështeten projektet e caktuara, e do te ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Në Deçan me drejtorin Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF “Adem Ukehaxhaj” z. Selmon Berisha dhe stafin…

Gepostet von Armend Zemaj am Samstag, 25. Juli 2020

Të ngjashme