Zëvendësi i Gjuriqit: 50 sulme etnike ndaj serbëve në Kosovë përnjë vit

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 16:16 | Nga

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Dushan Kozharev tha sot se serbët në Kosovë janë ekspozuar ndaj sulmeve të motivuara etnikisht në vitin e kaluar, rreth 50 herë, që është në masë të konsiderueshme rezultat i dështimit për të përmbushur detyrimet e Prishtinës në drejtim të formimit të Asociacionit.

“Ne konsiderojmë se moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për vitin 2013, e cila është obligim i Prishtinës, posaçërisht formimi i AKS-së duhet të mundësojë dhe garantojë një mekanizëm gjithëpërfshirës për jetën e sigurt dhe funksionale të serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe të jetë një katalizator për këto procese ekstreme”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme