Ekonomia Online
FUNDIT

Zëvendëskryeministri Bislimi tregon çka bisedoi dje në Bruksel me Emisarin Lajçak

Zëvendëskryeministri Bislimi tregon çka bisedoi dje në Bruksel me Emisarin Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qëndruar dje në Bruksel ku ka pasur takim me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Në kryeqytetin evropian është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë. “Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më […]

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qëndruar dje në Bruksel ku ka pasur takim me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Në kryeqytetin evropian është diskutuar për personat e zhdukur dhe energjinë.

“Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Tutje bëhet e ditur se grupet punuese për targat e veturave kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare.

“Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian”, thuhet tutje.

Të ngjashme