Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me presidentin Meta, tregon detaje nga biseda

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Në një shkrim në Facebook, Tahiri ka shkruar se me të kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri.

“Nder dhe privilegj i veçantë, ta takoj sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij Z. Ilir Meta,me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanarisht mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë. Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme